LAJMI I FUNDIT:

Kosovari ther me thikë ish të dashurën e tij në Vjenë

Kosovari ther me thikë ish të dashurën e tij në Vjenë

Një kosovar është arrestuar në Liesing – Vjenë pasi për sulm ndaj ish të dashurës.

Siç shkruajnë mediat austriake, 40-vjeçari ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij 39-vjeçare para shtëpisë së saj.


Ajo ka pësuar disa të prera dhe plagë me thikë në pjesën e shpinës dhe shpatullave.

Pasi një dëshmitar thirri policinë, i dyshuari u përmbajt nga sulmet e mëtejshme dhe iku.

Bazuar në përshkrimin e autorit dhe drejtimin e arratisjes, policia speciale e Vjenës, WEGA, kanë arritur brenda pak kohësh ta arrestojnë të dyshuarin.

Thika e përgjakur ishte ende në vendin e krimit dhe u konfiskua.

Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë.  Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet për tentativë vrasje.

Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital. Jeta e saj nuk është në rrezik.

Sipas mediave austriake, shkak për këtë konflikt mes këtij ish-çifti ishte për shkak se, mesa duket burri kosovar nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij./Telegrafi/