LAJMI I FUNDIT:

Kosovari i “Apple” ligjëron në ICK

Kosovari i “Apple” ligjëron në ICK

Në ditën e dytë të Startup Weekend Prishtina, pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë, ICK dhe Cacttus Education organizojnë ligjëratë të hapur me kosovarin e Apple, Betim Devën.

Betimi jeton dhe punon si inxhinier softueri në Silicon Valley dhe është nga Prishtina. Ka baçelor në inxhinieri në sistemet kompjuterike dhe ka vazhduar master në shkenca kompjuterike në Arizona State University.


Aktualisht punon në Apple në App Store, Apple Music dhe iTunes Store.

Para Apple, punoi në lexuesin elektronik nook të Barnes & Noble si zhvillues i aplikacioneve. Para kësaj në mes tjerash ka zhvilluar softuer për Garminfone, pajisja e parë me Android e Garmin-it.

Më herët ka zhvilluar softuer shkencor: në mes tjerash ka menaxhuar publikimin e softuerit Davinci, një platformë shkencore me kod të hapur e përdorur kryesisht për të përkrahur THEMIS, instrument në sondën kozmike Mars Odyssey të NASA’s.

Ka bashkëthemeluar portalin për shkencë dhe teknologji pr-tech.net dhe faqen për promovimin e pavarësisë së Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë KosovoThanksYou.com.

Regjistrimi i obligueshëm për të gjithë të interesuarit. Regjistrohu KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori