LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët, të dhënë pas tregtisë e jo prodhimit

Kosovarët, të dhënë pas tregtisë e jo prodhimit

Në Republikën e Kosovës, sektori më i preferuar dhe fitimprurës vazhdon të mbetet tregtia.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, orientimi i afaristëve në sektorin e tregtisë bëhet për shkak se kjo është më e lehtë, se nuk kërkohet shumë njohuri e teknologji për të qenë konkurrentë në treg.


Ky sektor, sipas raporteve të institucioneve vendore, thuajse për çdo vit është karakterizuar me rritje.

Madje, në një studim të publikuar së fundmi nga Oda Ekonomike e Kosovës, për barrierat e të bërit biznes në Kosovë, thuhet se sipas veprimtarive, rritje më e madhe e investimeve pritet prapë në tregti me pakicë, kurse vetëm 38 për qind në industrinë e prodhimit.