LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët nuk janë të apasionuar pas librit, rreth 17 për qind nuk lexojnë asnjë libër në vit

Kosovarët nuk janë të apasionuar pas librit, rreth 17 për qind nuk lexojnë asnjë libër në vit

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, gjatë muajve shkurt dhe mars 2023, kanë realizuar një hulumtim për nivelin e të lexuarit në Kosovë dhe sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit.

Sipas hulumtimit të gjeturat kanë treguar se 16.6 për qind e qytetarëve thonë se nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1-3 libra për vit.


“Raporti “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit” po ashtu ka nxjerrë në pah se vetëm 7.2 për qind e qytetarëve të marrin pjesë rregullisht në aktivitete të cilat janë të dedikuara për promovimin e librit dhe leximit”, thuhet në komunikatë.

Për nivelin e ulët të leximit dhe mungesës së kulturës së leximit, qytetarët e Kosovës, në shumicë, kanë arsyetimin e njëjtë: 67.5 për qind e qytetarëve thonë se nuk kanë kohë të lirë për të lexuar dhe insistojnë se do të kishin lexuar më shumë nëse do të kishin më shumë kohë të lirë.

“Gjithsesi, të pyetur për preferencat e tyre gjatë kohës së lirë, vetëm 20.7 për qind e qytetarëve thonë se do të lexonin një libër në kohë të lirë, derisa 45.8 për qind preferojnë të shohin program argëtues, me 33.5 për qind që zgjedhin të bëjnë aktivitet sportiv”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa librat më të preferuar të qytetarëve që janë anketuar, thuhet të jenë: “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit dhe “It ends with us” nga Coolleen Hoover.
Sipas hulumtimit, 31.29 për qind e qytetarëve nuk janë në gjendje të kujtojnë asnjë prej tre librave të fundit të lexuar. 11.3 për qind mund ta përmendin vetëm një titull libri, kurse 11.37 për qind dinë t’i përmendin dy tituj.

“Në përgjithësi, 52.24% nuk arrijnë t’i listojnë tre tituj librash në total. Kjo e fundit lë të kuptohet se më shumë se gjysma e popullsisë së Republikës së Kosovës nuk ndërvepron pothuajse fare me librin. Në këtë kuadër, gjatë anketimit në terren, respodentët janë pyetur edhe për qëndrimet e tyre lidhur me disa nga fjalitë dhe frazat e çuditshme të shpesh-dëgjuara në komunikimet e përditshme të shoqërisë kosovare në raport me librin dhe të lexuarit, njëra prej të cilave është, “Me lexu shumë, bëhesh budallë”. Vlen të theksohet se 9.4 për qind e respodentëve kanë vlerësuar se kjo qëndron”, thuhet tutje në komunikatë.

Në anën tjetër, lidhur me këto gjetje dhe përgjegjësinë institucionale në raport me gjendjen e nivelit dhe kulturës së leximit në Republikën e Kosovës, ende nuk u janë përgjigjur kërkesave për intervistim institucionet relevante.

Për të gjetur nivelin e leximit dhe kulturës së të lexuarit në Republikën e Kosovës është përdorur metoda e kombinuar (metoda sasiore dhe metoda cilësore).

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, përmes anketave, fokus grupeve dhe intervistave, kanë nxjerrë të dhëna nga 14 komuna të Republikës së Kosovës (nga 2 në nivel rajonal) të
zgjedhurambi parimin e numrit të banorëve dhe të ardhurave ekonomike për komunë, të cilat janë: Prishtina, Obiliqi, Mitrovica, Skenderaj, Peja, Klina, Gjakova, Juniku, Prizreni, Mamusha, Gjilani, Kamenica, Ferizaj dhe Hani i Elezit.

Numri i respodentëve për komunë është bazuar në numrin total të banorëve sipas komunave, sipas përqindjes që përbëjnë totalin e banorëve në Republikën e Kosovës. Nga respodentët e anketuar në terren, 56.4% kanë qenë gra, kurse 42.7% burra. 0.9 për qind kanë refuzuar të përgjigjen se cilës gjini i takojnë. Mosha e respodentëve është nga 10-65+ vjeç. Në terren janë anketuar gjithsej 1486 persona.

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, në ditët në vazhdim, do të publikojnë edhe të dhëna të tjera lidhur me nivelin e të lexuarit në Kosovë dhe sfidat në të kultivuarit e një kulture leximi në shoqërinë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori