Në fund të muajit shkurt të këtij viti vlera totale e depozitave të qytetarëve nëpër bankat komerciale në vend ka arritur në 3.1 miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 2.4 miliardë euro, shkruan Zëri.
Tre miliardë e 100 milionë euro ka arritur shuma e mjeteve që qytetarët i kanë të depozituara nëpër bankat komerciale në vend deri në fund të muajit shkurt të këtij viti. Duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se ka një rritje vjetore prej 7.3 për qind.
E në anën tjetër në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 2.4 miliardë euro e shihet se ka një rritje prej hiç më pak se 11.1 për qind.
Në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se depozitat në sektorin bankar të Kosovës në tremujorin e fundit të vitit që kemi lënë pas u rritën për 45.6 milionë euro kundrejt rritjes së shënuar në tremujorin e njëjtë të vitit paraprak prej 108.4 milionë eurosh.
Sipas BQK-së, rritja më e ngadalshme në kuadër të depozitave kryesisht reflekton zhvillimet në kuadër të depozitave për ndërmarrjet, të cilat u zvogëluan për 63.7 milionë euro dhe zbritën në 3.9 milionë euro në TM4 2017.
“Po ashtu edhe depozitat për ekonomitë familjare u zvogëluan për 47.8 milionë euro në krahasim me TM4 2016 dhe shënuan vlerën prej 28.5 milionë eurove në TM4 2017. Këto zhvillime në kuadër të depozitave për ndërmarrje dhe veçanërisht depozitave për ekonomi familjare reflektojnë ndër të tjera normat e ulëta të interesit të aplikuara nga bankat në depozita”, thuhet në raportin e tremujorit të vlerësimit të ekonomisë.
Sipas kategorive të depozitave, depozitat e transferueshme u rritën për 42.8 milionë euro në TM4 2017, duke i krahasuar me rritjen për 60.3 milionë euro në TM4 2016.
Po ashtu depozitat e afatizuara, të cilat janë më sensitive ndaj normave të interesit duke marrë parasysh normat e ulëta të aplikuara nga bankat, u tkurrën për 39.7 milionë euro, të krahasuara me TM4 2016, duke qëndruar në vlerë prej 6.6 milionë eurosh në tremujorin e fundit të vitit 2017.
Kurse depozitat e kursimit, që është kategoria me peshën më të vogël në kuadër të depozitave, ishte e vetmja kategori që gjatë TM4 2017 shënoi rënie, duke u zvogëluar për 3.7 milionë euro gjatë këtij tremujori. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel