LAJMI I FUNDIT:

Kosova u dëmtua në aspektin ndërkombëtar

Kosova u dëmtua në aspektin ndërkombëtar

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka vlerësuar se kriza politike e ka dëmtuar në masë të madhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’, tha se tashmë është bërë praktikë që Kosova të përmendet në kontekstin e përdorimit të gazit lotsjellës dhe bllokimit të institucioneve.


Hoti ka thënë se zgjedhja e presidentit është zhvillim pozitiv dhe se veprimet e mëtutjeshme duhet t’i kontribuojnë funksionimit normal të vendit.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ai ka thënë se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet vendore të cila nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret.

Sipas Hotit, nuk mund t’i jepet liberalizimi i vizave një vendi i cili nuk ka institucione funksionale dhe sundim të ligjit. /Telegrafi/