LAJMI I FUNDIT:

Kosova të premten luan kundër Ukrainës në futsall

Kosova të premten luan kundër Ukrainës në futsall
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në futsall më 7 tetor do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.

Reklama

Pas humbjes me rezultat të ngushtë si mysafirë ndaj Holandës në Roterdam, Dardanët e futsallit, të premten në Letoni, do të përballen me Ukrainën.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut tash e disa ditë janë duke u përgatitur për këtë ndeshje, teksa ai shpreson në rezultat pozitiv.

“Kemi pasur një grumbullim shumë të mirë. Atmosfera është shumë e mirë. Djemtë kanë punuar me zell. Do t’i kemi edhe dy stërvitje në Letoni dhe atje do të punojmë ende në aspektin taktik. Ukraina është një prej ekipeve që i kam përcjellë më së shumti, sepse është një prej pesë top kombëtareve evropiane dhe në çdo kampionat evropian apo botëror arrijnë deri në gjysmëfinale”.

“Por, ne udhëtojmë për t’i befasuar ata. Nëse luftojmë siç kemi luftuar kundër Holandës mund të arrijmë befasojmë“, ka theksuar Simitçiu.

Edhe kapiteni Jeton Rukovci, është shprehur optimist për paraqitje të mirë.

“Po shpresojmë se do të paraqitemi të paktën si kundër Holandës, por kësaj radhe edhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Për dallim nga hera e kaluar, tani kampionati ka filluar edhe në Kosovë dhe lojtarët janë në formë të mirë“, ka thënë ai.

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës udhëton të mërkurën drejt Letonisë.

Në trend Sport

Më shumë
Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Premier League
Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Liga e Kampionëve
Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

La Liga
Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

La Liga
Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Premier League
Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool

Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool

Premier League
Kalo në kategori