LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të marrë pjesë në takimin e Helsinkit të ftuar nga Mogherini

Kosova do të marrë pjesë në takimin e Helsinkit të ftuar nga Mogherini

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme e  Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në përfundim të mandatit të saj, ka thirrur një takim joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet në fund të muajit gusht në Helsinki.

E Mogherini u ka dërguar edhe zyrtarisht ftesë krerëve të diplomacisë së Kosovës.


Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë shkurt se kanë marrë ftesë dhe do të marrin pjesë në takim.

“Po do të marrim pjesë”, ka thënë Zyberaj.

Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet si të ecet përpara në bashkëpunim rajonal. /Telegrafi/