Nga 15 marsi pritet që të hiqet taksa ndaj lëndës së parë që vjen nga Serbia. Në të kaluarën, vetëm lëndë të parë, Kosova ka importuar 65 milionë euro. Ndërkaq, ekspertët e sigurisë thonë se prapë prodhuesit vendor do të afrohen me tregun serb, për shkak të kostove më të arsyeshme.
Me heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia, Kosova do të kthej 1/7 e tregut të saj, për produktet serbe. Kjo, nëse llogaritet se sa ka qenë vlera e mallrave të lëndës së parë, të futura në tregun kosovarë para vendosjes së taksës.
“Nëse shikohet periudha para vendosjes së taksës prej 100% kemi importe të lëndës së parë por jo në sasi të madhe në krahasim me importin e të gjitha produkteve. Nëse importi i të gjitha produkteve ka qenë në vlerën 450 milion euro brenda një viti, importi i lëndës së arë ka qenë rreth 65 milionë euro”, deklaroi për RTV Dukagjinin Adriatik Stavileci.
Ndryshe mendon ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, i cili deklaroi se nëse bëhet një analizë, afër 80% e mallrave që kanë hyrë nga Serbia kanë qenë lëndë e parë.
“Definitivisht nëse bëhet një analizë e thuktë e importeve nga e kaluara kanë ardhur nga Serbia, afër 80% e këtyre mallrave kanë qenë lëndë e para dhe gjysmë fabrikate që më pas janë inkorporuar në prodhimet “Made in Kosova””, deklaroi Safet Gërxhaliu.
Gerxhaliu beson se kur është ne pyetje lënda e parë përsëri do kemi një tregti me te afërt me Serbinë, për shkak te kostove te larta qe kane mallrat nga Italia e Austria.
“Kur është në pyetje lënda e parë, besoj që tregtarët do të bëjnë çmos që të vazhdojnë një bashkëpunim të tillë, pasi i njëjti mall që është importuar nga Austria apo Italia ka kosto 800 euro, ndërsa nga Serbia ka kosto 400 apo 450 euro”, deklaroi Safet Gërxhaliu.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka thënë se taksa ndaj lëndës së parë, do të hiqet më 15 mars, si hapi i parë për heqjen e plotë të taksës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet