Pas shumë tentativave dhe më shumë se 22 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, Qeveria e Kosovës nisi këtë vit hartimin e një Strategjie Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale në vend.
Strategjia ka për qëllim të adresojë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Në hartimin e strategjisë është angazhuar një ekip prej 10 zyrtarësh dhe ekspertësh nga shoqëria civile.
Në zemër të kësaj strategjie do të jenë drejtësia dhe reparacionet për viktimat e të gjitha etnive.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij e ka bërë të qartë fokusin e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësisë tranzicionale.
“Janë disa nisma në proces, të gjitha të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës. Përtej asaj që kjo strategji duhet t’i përfshijë të gjitha këto nisma, duhet që të ekzistojë edhe ndërveprimi mes tyre”, ka thënë Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale janë proces i pashmangshëm.
“Prandaj do të punojmë për të realizuar të drejtën e viktimave për të ditur, të drejtën për reparacione dhe drejtësi”, ka thënë Haxhiu.
“Në mungesë të një marrëveshjeje për paqe, mekanizmat e drejtësisë tranzicionale u ndërmorën ad-hoc. Ato u përcollën nga mungesa e vullnetit politik për ta bërë ballafaqimin me të kaluarën prioritet në agjendën shtetërore”, ka shtuar ajo.
Strategjia synohet të jetë plan gjithëpërfshirës dhe të ketë në fokus viktimat. Gjithashtu, ky dokument parasheh integrimin e të gjitha nismave institucionale që janë ndërmarrë deri tani, por nuk e specifikon rolin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të vendosura në Hagë të Holandës.
E ashtuquajtura Gjykatë Speciale u themelua në vitin 2015 nën presionin ndërkombëtar pas dështimit të drejtësisë në Kosovë, sidomos gjatë kohës së misioneve të OKB-së (UNMIK) dhe atij të BE-së (EULEX) për të siguruar ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues i Medias dhe Konfliktit në Universitetin e Agder në Norvegji, u shpreh se kjo strategji ka rëndësi të madhe për vendin si nismë për përfundimin e procesit të drejtësisë tranzicionale.
“Deri tani, veprimet në Kosovë kanë qenë të paplanifikuara, të bazuara në ide individuale apo të inspiruara nga ngjarjet pa ndonjë planifikim”, ka thënë Hoxha.
“Kjo strategji gjithashtu duhet ta zgjidhë problemin e sistemit gjyqësor që nuk i pranon aktpaditë për reparacione të dëmeve të luftës nga qytetarët e Kosovës ndaj shtetit të Serbisë”, ka shtuar ai.
Deri tani, shumica e nismave institucionale për drejtësi tranzicionale kanë qenë të fragmentuara dhe shpesh kanë dështuar për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Më herët këtë vit Qeveria nisi procesin për krijimin e Institutit për Krime Lufte që synon të mbledhë dhe dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Instituti i mëparshëm për Krime Lufte është kirjuar në vitin 2011, por u shua në vitin 2018 nga Qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në vitin 2017, ish-presidenti Hashim Thaçi inicioi themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, duke synuar pajtimin përmes dialogut të brendshëm mes komuniteteve. Në themel të kësaj nisme do të ishin përvojat e viktimave.
Ai kishte theksuar se vendi duhej të përballej me të vërtetën e asaj që kishte ndodhur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetej peng i së kaluarës.
Mirëpo edhe e ardhmja e kësaj nisme mbetet në pikëpyetje pasi Thaçi u mor nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për t’u gjykuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli inicioi padi për gjenocid ndaj Serbisë,por për më tepër se dy vjet nuk u bë asgjë për ta paditur Serbinë. Ndërsa në mars të këtij viti, kryeministri Kurti gjithashtu u zotua ta padisë Serbinë për gjenocid.
“Nismat institucionale si kjo për Komisionin e të Vërtetës dhe Pajtimit dështuan pasi ishin të fragmentarizuara. Prandaj, Strategjia për Drejtësi Tranzicionale duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hoxha.
Përderisa mes Kosovës e Serbisë mungon një ujdi për paqe, nismat për ballafaqim me të kaluarën vazhdojnë të mos përkrahen nga komuniteti serb në Kosovë.
Shumë serbë, familjarët e të cilëve u vranë apo u zhdukën gjatë ose pas luftës në Kosovë, kanë treguar skepticizëm se strategjia mund të ndryshojë diçka.
“Suksesi i strategjisë së Kosovës varet kryekëput nga vullneti politik dhe vullneti për të vërtetën. E vërteta nuk është e plotë nëse nuk është për të dyja anët”, ka thënë Hoxha.
Valza Sadriu, këshilltare politike për drejtësi tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë thotë se në kuadër të procesit të ballafaqimit me të kaluarën, strategjia synon identifikimin e nevojave të shoqërisë, me qëllim të ruajtjes së kujtesës kolektive.
Qeveria ka paralajmëruar se strategjia do të përfshijë katër shtyllat kryesore të Drejtësisë Tranzicionale, nëpërmes identifikimit të objektivave strategjikë për secilën shtyllë.
Sipas Sadriut, strategjia do të përfshijë një “program dëmshpërblimi, të vërtetën, përkujtimin dhe mjete efikase për të mbijetuarit”.
“Mohimi i krimeve të kryera në Kosovë, glorifikimi i kriminelëve të luftës, si dhe promovimi i vazhdueshëm i kultursë së mosndëshkimit nga ana e Serbisë është dëshmi e kësaj”, u shpreh Sadriu. /Tringa Dreshaj/
Ky shkrim është produkt i trajnimit online për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte, zbatuar nga forumZFD-Programi në Kosovë. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e autores dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e forumZFD.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre