LAJMI I FUNDIT:

Kosova me strategji të vjetruar të energjisë

Janë bërë shtatë vjet qëkur Qeveria e ka hartuar Strategjinë e Energjisë, e cila nuk është azhurnuar në vitin 2013, siç ishte paraparë.

Vizioni aktual i Qeverisë së Kosovës për energjetikën dallon nga vizioni i betonuar tash shtat vjet në Strategjia e Energjisë 2009-2018.


Në atë kohë Qeveria synonte që “Kosovën e Re” ta ndërtonte me kapacitet të instaluar prej 1000 megavatesh me mundësi që në fazën e dytë të ndërtohen edhe 1000 të tjera.

Në kuadër të projektit është paraparë edhe hapja e mihjes së re dhe rivitalizimi i “Kosovës B”. “Kosova A” është paraparë të mbyllet në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvillimet aktuale tregojnë se kjo strategji nuk është zbatuar, ashtu siç nuk ishte zbatuar as Strategjia e Energjisë e hartuar në vitin 2005. /Telegrafi/