LAJMI I FUNDIT:

Kosova stabile financiarisht, nuk ka nevojë për hua nga FMN-ja (Video)

Kosova stabile financiarisht, nuk ka nevojë për hua nga FMN-ja (Video)

Aktualisht Kosova, respektivisht Qeveria e Kosovës nuk është në ndonjë program me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), por kjo nuk do të thotë se qeveria e duhet të jetë e kujdesshme me shpenzime.

Ministri i Financave Bedri Hamza në një intervistë për Telegrafin ka thënë se raportet me Misionin e FMN-së janë korrekte, profesionale dhe institucionale.


“Nuk kemi program me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por jemi të obliguar që në bazën të ligjit të jemi të kujdesëm. Ka përfunduar programi dhe nuk e kemi paraparë që këtë vit ta vazhdojmë ndonjë program me FMN-ën, të marrim para hua, pasi që kemi një stabilitet makrofiskal dhe kjo ka mundësuar që të ecim dhe të disiplinohemi”, tha ai.


Deklaratën e ministrit Hamza mund ta ndiqni nga minuta 17:35

Kosova sipas Hamzës, duhet të rritet dhe të jetë përgjegjës për qëndrueshmërinë e vet fiskale.

Hamza: Me buxhetin e vitit 2019, 770 milionë euro investime kapitale (Video)
Lexo po ashtu Hamza: Me buxhetin e vitit 2019, 770 milionë euro investime kapitale (Video)

“Duhet të jemi të disiplinuar dhe normalisht Fondi Monetar Ndërkombëtar është një institucion shumë i përgatitur, ka rekomandime, ka propozime shumë të vlefshme, por ka dhe kritika dhe duhet mirëkuptuar këto”, tha ai.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se kanë arritur që të kenë qëndrime të përbashkëta sa i përket indikatorëve makroekonomik.

“Sa i përket rritjes ekonomike, inflacionit, qëndrueshmërisë makrofiskale kemi qëndrime identike, por në përgjithësi janë shumë të ngjashme. Kosova ka qëndrueshmëri makrofiskale por kjo nuk jep komoditetin të bëjmë veprime ad-hoc pa planifikuar mirë dhe me kosto të lartë”, tha ai.

“Pra, me Fondin Monetar Ndërkombëtar jemi me qëndrime të përafërta, sidomos te fatura e çështjeve sociale dhe duhet t’i trajtojmë këto sipas mundësive tona dhe jo në përputhje me kërkesat. Nëse rritet fatura e kostove sociale kjo atëherë do të jetë një problem permanent për buxhetin, prandaj Ministria e Financave dhe FMN duhet të jenë të kujdesshëm në shpenzime rrjedhëse dhe me vendimet ad-hoc”, ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza. /Telegrafi/