LAJMI I FUNDIT:

Kosova shënon përvjetorin e 18-të të pranimit në Rotary International

Kosova shënon përvjetorin e 18-të të pranimit në Rotary International

Sot është shënuar përvjetori i 18-të i pranimit të Kosovës në Rotary International.

Neshad Asllani, Udhëheqës i Grupit Punues për pranimin e Kosovës në Rotary International ka pohuar se sot është datë e rëndësishme për Kosovën dhe për Rotary International, pasi shënon pranimin e Kosovës në Rotary International dhe njëherit njohjen e parë ndërkombëtare të vendit tonë.


“Ju lutem përkujtoni me Rotarianët e Klubeve tuaja, këtë ditë të rëndësishme, duke mos harruar se ju jeni pjesë e rëndësishme e Rotary International dhe në vendin tonë përfaqësoni shërbimin dhe vlerat Rotary! Të dashur miq, Rotary International është organizata e parë shërbyese në botë dhe një ndër organizatat më të rëndësishme me ndikim ndërkombëtarë”, tha ai.

Tutje, ai ka pohuar se “në Kosovë ju përfaqësoni familjen e madhe Rotary prej 1,400.000 anëtarëve”.

“Të përkujtojmë se Rotarianët kanë ndikim të rëndësishëm global, mos të harrojmë se 49 Rotarianë, në vitin 1945, kanë luajtur rol kyç në themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara andaj sot, Rotary international, gëzon respekt dhe vendin e merituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara!

Pranimi dhe njohja e Kosovës në Rotary International, është bërë falë punës së palodhshme të miqve Rotarianë dhe jo-Rotarianë nga mbarë bota. Falë këtyre miqve, shërbimi Rotary, volunterizmi, gjuha e komunikimit dhe kontributi për të tjerët janë instaluar edhe në vendin tonë”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, ai ka falënderuar disa bashkëpunëtorë.

“Laurie Linxweiler McCarthy, Rotary International, Evanston, Illinois, SHBA. PP David Gotaas, Rotary Club of Winnetka-Northfield, Illinois, SHBA. PP Haki Dervishi – Indio Sunrise Rotary Club, California, SHBA. PDG Kalcho Hinov, Guvernator i Distriktit 2480, Bullgari, Distriktit Rotary të cilit i bashkohet Kosova. PP Radojica Dakic, Kryetar i Rotary Club Podgorica, Mali i Zi, Klubi sponzor për Rotary Club Peja. Miq të dashur Rotarianë, ju falënderoj për kontributin tuaj në shtrirjen dhe zhvillimin e shërbimit Rotary në vendin tonë”, deklaroi ai.

Mes tjerash ai tha “Me punën tuaj të palodhshme ju mundësuat të implementohen me qindra projekte në shëndetësi, edukim, projekte të ujit dhe ato humanitare, Në qytetet tuaja ju keni lartësuar emrin dhe shërbimin Rotary. Falë jush, sot organizata jonë e mrekullueshme është një ndër organizatat më të besueshme në vendin tonë”.

“Rotary International edhe këtë vit është avangardë, duke bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën në Rotary. Me vendimin e Bordit të Drejtorëve të Rotary International të datës 02 Qershor 2022, është miratuar kërkesa e Klubeve Rotary nga Shqipëria dhe Kosova për të themeluar Distriktin Shqipfolës, dhe është caktuar numri i Distriktit 2485 në Rotary International.

Falënderim i veçantë për themelimin e Distriktit tonë shqipë-folës, shkon për miqtë tonë Rotarianë, PDG Radu Popescu, Përfaqësues i Presidentit të Rotary International për Shqipëri dhe Kosovë, Katerina Kotsali Papadimitriou, Drejtoreshë në Rotary International, Zona 21, Shekhar Mehta, President në Rotary International si dhe Bordit të Drejtorëve të Rotary International në Evanston, SHBA”, theksoi Asllani.

Asllani potencoi se rotarianët bashkohen për të punuar më shumë dhe për të shërbyer më mirë.

“Bashkohemi në Rotary për të mos u ndarë kurrë më. Tani, Distrikti jonë shqipë-folës D-2485, ka zgjedhur edhe Guvernatorët e parë, nga Kosova Butrint Batalli dhe nga Shqipëria Arben Dushi, të cilët do të jenë zëri jonë në strukturat e Rotary International gjatë 2 viteve të ardhshme. Rotarianë të dashur, të vazhdojmë të promovojmë vlerat Rotary dhe të themelojmë më shumë Klube Rotary, të shtojmë numrin e anëtarëve dhe të shtrijmë shërbimin dhe rrjetën Rotary edhe në qytetet tjera të Kosovës dhe Shqipërisë”, potencoi ai.

Në fund, Asllani tha “mos të harrojmë, ne jemi pjesë e një organizate fisnike. Na priftë e mbara”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori