LAJMI I FUNDIT:

Kosova shënon 1 Majin me protesta, punëtorët e pakënaqur me kushtet e punës

Kosova shënon 1 Majin me protesta, punëtorët e pakënaqur me kushtet e punës
Foto: Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve do të shënohet në Kosovë me dy protesta, njëra e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Fillimisht Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës ka paraparë të mbajë protestë nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.


Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë.

Kurse nga ora 12:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, mban protestë në nga sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në komunikatën e këtyre të fundit thuhet se këtë 1 Maj, kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet , si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi.

Shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
Lexo po ashtu Shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji, njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës.

Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.

Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. /Telegrafi/