LAJMI I FUNDIT:

Kosova s’është ajo që kanë ëndërruar studentët e demonstratave ‘81

Kosova s’është ajo që kanë ëndërruar studentët e demonstratave ‘81

Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, shkaktoi demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe paraburgosen disa studentë.

37 vite më parë u organizua demonstrata studentore, e cila ishte protesta e parë që u shtyp me dhune nga policia dhe ushtria jugosllave.


Një nga organizatorët e protestës së 11 marsit ishte Shemsi Syla, i cili thotë se viti 1981 është shpërthim, i cili shpërfaq të gjitha ato që ka vuajtur populli shqiptar.

E 37 vite pas ai thotë se Kosova nuk është ajo që ata në atë kohë kanë ëndërruar.

“Ne në ballë të asaj e kemi reduktuar atë kërkesën tonë që e kishim për bashkim, sepse ideja jonë dhe planë programi ynë ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë bashkimi kombëtar. Por, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ne bënim luftën dhe planin tonë ne u fokusuam në krijimin e Republikës së Kosovës, për t’u bërë të barabartë me të gjithë të tjerët në Jugosllavi. Ne edhe luftuam për Republikë  e Kosovës, bëmë edhe ushtrinë çlirimtare dhe po ta rikthejmë atë çfarë ne kemi ëndërruar dhe kemi menduar ne nuk i kemi as për së afërmi ato që e kemi menduar. Një republikë me të cilën do të ishin të kënaqur që të gjithë, do ta arrinim atë për të cilën ne kemi menduar. Ne jemi larg asaj çka ne kemi menduar, sepse rrethanat ndryshuan”, tha Syla.

Syla përkujton 11 marsin e vitit 1981 duke thënë se kërkesë e tyre ishte një republikë siç e kishin vendet tjera.

“Viti 81 është shpërthimi, i cili shpërfaq të gjitha ato që ky popull ka vuajtur me vite të tëra edhe pse kishte merita të jashtëzakonshme, edhe pse kishte luftuar edhe pse ishte si popull vital atij iu kishte bërë shumë e padrejtë në krahasim me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe  kurrgjë nuk kërkonte më shumë sesa ata që kishin. Një republikë sikurse republikat tjera, një universitet sikur universitetet tjera, një jetë sikur bënin popujt tjera. Por, neve për fat të keq na kishte ndaluar ajo e drejtë dhe ne shpërthyem, dolëm, në sipërfaqe, na kushtoi shtrenjtë, sepse morën masa të jashtëzakonshme, u persekutuam, u vramë, u gjykuam, u dënuam me vite deri në maksimum 15 vite, vuajtëm në të gjitha burgjet e Jugosllavisë. Nuk mundet njeri ta përshkruaj çfarë torturash, çfarë mizerish kemi përjetuar ne dhe familjet tona, por që ajo reflektoj me një vetëdije shumë të lartë”, tha ai.

Ai tha se përkundër dhunës që u është bërë, persekutimit një gjë e kanë arritur që ti tregojnë botës se shqiptarët janë faktorë, janë të shtypur dhe se duan liri.

Në mënyrë vullnetare në ato demonstrata kishte mjekuar studentët e plagosur Xhavit Bicaj, i cili thotë se ato demonstrata kanë qenë një rilindje kombëtare e shqiptarëve.

“Ato protesta kanë qenë një rilindje kombëtare e shqiptarëve. Si mjek i ri që isha atëherë ne në mënyrë vullnetare jemi organizuar një pjesë që e kemi ndje që jemi pjesë e atyre demonstratave grumbullimin e të lënduarve dhe të plagosurve nëpër qytet. Pasi nga ana e pushtetit të atëhershëm u pamundësua bartja e të plagosurve nga qyteti me  ndihmë të shpejtë. Kështu që me makina private kemi dal nëpër qytet dhe kemi organizuar sistemin e pacientëve nëpër spitale. Sot kur kujtohet ajo kohë unë befasohem që më mirë ka qenë e organizuar shërbimi shëndetësor në atë kohë, se sa sot. Në atë kohë prej zyrës së pranimit brenda 5 minutave pacienti, gjegjësisht i plagosuri, është sistemuar në sallën e operacioneve. Kështu që kemi qenë shumë të organizuar, ndoshta neve shqiptarëve vetëdija dhe ndërgjegjja na zgjohen vetëm kur e kemi rëndë”, tha Bicaj.

Bicaj për KosovaPress ka thënë se punëtorët shëndetësorë kanë qenë me shumicë shqiptare dhe se kanë qenë të organizuar mirë për t’iu dhënë ndihmën mjekësore studentëve.

Ndërsa Kosova e ditëve të sotme nuk është ajo që Bicaj e ka ëndërruar 37 vite me parë.

“Uh larg asaj, Kosova është si nata me ditë e asaj që unë e kam ëndërruar. Unë akoma ëndërroj siç e tha bile së paku ëndrrën nuk mund të na ndalojnë. Atë ëndërr nuk mund të ma ndaloj askush. Për mua ka qenë Kosova dhe kahja e zhvillimit prej vitit 1946 e më vonë prej konferencës së Bujanit e deri në luftën e UÇK-së, ka qenë intenca e vetëvendosjes, gjegjësisht bashkimit të Kosovës me Shqipëri. E jo kjo sot që është bërë një Kosovë, e cila kontrollohet nga Serbia, është bërë një Kosovë jo funksionale. Për mua si një argat i çështjes kombëtare është zhgënjim shumë i madh, por kam shpresë të madhe në rininë që do ta kthejë mbarë”, tha ai.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit.

Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981, shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori