Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Sektori i energjisë në botë pritet të futet në krizë. Kjo situatë patjetër se do ta prekë edhe Ballkanin. Në Shqipëri veçse është ngritur alarmi, madje nga vetë kryeministri Edi Rama.
Në Kosovë ende nuk është paralajmëruar diçka e tillë nga institucionet aktuale.
Por një ish-drejtues i dikasterit të ekonomisë thotë se pasojat e para veçse po vërehen në vend, sidomos në rritjen e çmimit të produkteve të konsumit.
Fadil Ismajli tregon se kompanitë që e blejnë vetë rrymën, po përballen me çmime të larta.
Ndërsa për konsumatorët e thjeshtë paralajmëron se kriza do të ndihet tek vitin e ardhshëm.
Ismajli thotë se qeveria duhet të krijojë strategji të përballjes me këtë situatë globale, teksa thotë se njëri nga faktorët kyç është pandemia COVID-19 dhe pasojat e saj, raporton Klan Kosova.
Ndërkaq sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ndryshe nga energjetika, qytetarët kosovarë nuk kanë pse të shqetësohen për çmimet e karburanteve. Sipas tij, kriza për derivate nuk do ta përfshijë Kosovën, pasi dallon nga Shqipëria.
Të hënën, çmimi i naftës në Kosovë varionte nga 112 deri 120 centë, ndërsa benzina nga 115 deri 135 centë.
Kurse në tregun botëror, nafta ka shënuar rritje për 20 dollarë për fuçi dhe pritet që deri në fundvit të rritet edhe për 20 dollarë të tjerë, pra 100 dollarë në total.
Nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Tregtisë sot nuk kthyen përgjigje nëse kanë plan si do të përballen me këto kriza, po qe se Kosova afektohet në të ardhmen e afërt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron