LAJMI I FUNDIT:

Kosova pret që në vjeshtë të bëhet pjesë e Interpolit

Kosova pret që në vjeshtë të bëhet pjesë e Interpolit

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës presin që gjatë muajit shtator vendi ynë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpolit.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse ta bëjnë të veten, në mënyrë që në shtator të këtij viti të përfundohet me rezultat pozitiv ky anëtarësim, shkruan “Epoka e re”.


Kurse zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se pritjet e Kosovës që në muajin shtator të bëhet pjesë e kësaj organizate janë reale.

“Informacionet e fundit që vijnë nga takimet e ministrit Hyseni me drejtues të kësaj organizate na japin të drejtë të shpresojmë. Për më tepër, njoftimet e ministrit Hoxhaj për angazhimin tonë diplomatik dhe disponimin individual të shteteve anëtare, na bëjnë të besojmë se këtë herë pritjet janë reale”, është shprehur ai, duke shtuar se pengesat që është duke i paraqitur Serbia vazhdimisht në këtë proces, këtë herë nuk do të jenë të suksesshme.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori