LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranoi planin evropian, Bildt: Është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kosova pranoi planin evropian, Bildt: Është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e ka konsideruar si hap të rëndësishëm, pranimin e Planit Evropian nga Qeveria e Kosovës.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Bildt, ka thënë se kjo lëvizje do të ndikojë që të ecet tutje në normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


“U desht pak kohë, por tani duket se ka një lëvizje të re në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Hap pas hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Bildt.

Ndërkaq, ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, duke shpërndarë statusin e Bildt, ka thënë se normalizimi si një pararendës për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kërkon që  Bashkimi Evropian të lëviz në drejtim të shteteve mosnjohëse.

“Ky është çelësi për të shmangur recetat që çojnë në “zgjidhje të ngrira”. Duke pasur parasysh peizazhin e ri të sigurisë në Evropë, Bashkimi Evropian duhet t’i hapë rrugë Kosovës drejt BE-së”, tha Bushati.

Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së
Lexo po ashtu Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

Reagimi i Bildt erdhi pasi Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë Kurti e ka konsideruar një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, tha të hënën se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.

“Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për të takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori