Republika e Kosovës do të marrë pjesë në edicionin e 66-të të Kampionatit Botëror të Lëvrimit në mesin e 27 shteteve pjesëmarrëse, i cili këtë vit do të mbahet në Baudette, Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datën 30 dhe 31 gusht.
Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para nëntë viteve, u ka krijuar mundësinë lëvruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregon se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues, ka për qëllime dhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave më të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregulloren e Organizatës Botërore të Lëvrimit dhe aplikimin e rregullave të kësaj organizate.
Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovar dhe njëherësh edhe anëtar i Bordit të Organizatës Botërore të Lëvruesve, tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive në këtë disiplinë dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheq vëmendjen e shumë medieve botërore që po mbulojnë këtë ngjarje.
“Kampionati Botëror i lëvrimit ka një traditë 66 vjeçare, ku shumica e shteteve tregojnë shkathtësitë e tyre në fushën e lëvrimit. Në mesin e këtyre shteteve, tashmë edhe Kosova ka shtatë vite që merr pjesë në këtë kampionat, me ç’rast lavërtarët kosovarë kanë arritur të tregohen mjaft të suksesshëm”, ka thënë Hoxha.
Në Kampionatin Botëror të Lëvrimit, për shkak të buxhetit të limituar, Kosova këtë herë përfaqësohet me një garues të vetëm i cili është Lulzim Shehu dhe atë në disiplinën me plug konvencional, i mbështetur nga trajneri Afrim Sharku, si dhe kryetari Organizatës së Lëvruesve të Kosovës, Alban Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert