Dy studentë të Kolegjit Universum, Egzon Bunjaku dhe Fatjona Berisha, dhe mentori i tyre Profesor Mërgim Cahani, marrin pjesë në Google Online Marketing Challenge, një garë kjo që lejon studentët të krijojnë një kampanjë marketingu duke përdorur Google AdWords dhe Google+ dhe ku gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë pjesë ekipe universitetesh nga rreth 100 shtete të ndryshme të botës (http://www.google.com/onlinechallenge/).
Pasi fillimisht kanë ndjekur kurse në Marketing Digjital të ofruara me certifikim nga Google si dhe kanë vijuar lëndët në Marketing dhe Menaxhment në Universum, ekipi i studentëve nga Kolegji Universum ka vazhduar me sukses punën në krijimin e strategjisë së marketingut online për kompaninë kosovare Scards LLC duke përdorur veglat për marketing siç janë Google AdWords me një buxhet të ofruar nga vet Google dhe Google+. Kompania Scards është zgjedhur pikërisht për shkak të profilit të tyre, ofrim dhe dizajnim me porosi të vizitkartave dhe materialeve të tjera promovuese të shtypura për një treg global pasi gjithçka mund të porositet përmes internetit.
Pjesëmarrja në këtë garë ishte pak sfiduese pasi që gjatë aplikimit Kosova nuk ishte në listën e shteteve në aplikacion. Pas një inkuadrimi dhe komunikimi me Google, grupi ka arritur të fut Kosovën dhe Kolegjin Universum në listë dhe rrjedhimisht dhe pas aplikimit të suksesshëm ekipi Kosovar është pranuar nga Google. Ekipi nga Universum, fillimisht do të garoj në nivelin regjional pastaj edhe në atë global dhe nëse shpallet fitues, do të marrë disa shpërblime duke përfshirë edhe vizitë për 2 javë kampusit qendror në Google në Californi.
Ky është edhe një nga projektet e shumta që Kolegji Universum i realizon me studentët e vet të cilët ndihmojnë si në krijimin e një fuqie të aftë punëtore, po ashtu edhe në promovimin e Kosovës nëpër botë.
Për të ndihmuar grupin nga Kosova në këtë garë, ju mund të përcjellni profilin e Scards në rrjetin social Google Plus duke klikuar këtu: https://plus.google.com/u/0/112573638695323842783/posts. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3