LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfshihet ne hartat 3D të punuara nga ‘HERE Technologies’

Kosova përfshihet ne hartat 3D të punuara nga ‘HERE Technologies’

HERE punon hartën për Kosovën në 3D

HERE Technologies është duke punuar në mbledhjen e saktë të të dhënave në autostrada dhe imazhe panoramike të nivelit të rrugës në shumë vende të botës me qëllim që të krijojë hartat digjitale më të avancuara me informacionet e fundit.

HERE përdor teknologjinë më të përparuar për marrjen dhe përpunimin e informacioneve, përderisa është e përkushtuar të respektojë sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë. HERE Technologies është një udhëheqës global për hartat digjitale dhe shërbimet e vendndodhjes. Kjo kompani do të hartojë pjesë të hartës së Kosovës në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D) si pjesë e përpjekjeve të veta për të paraqitur, në të ardhmen sa me të afërt, hartat më të avancuara në botë.

HERE, do të përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do të udhëtojë nëpër rrugët e Kosovës në një periudhë të caktuar kohore për të incizuar të dhëna shumë të sakta rrugore, duke përfshirë rrugët, shiritat dhe shenjat rrugore. Automjeti me shenjën HERE, do të regjistrojë imazhe 3D dhe të nivelit të rrugës, si dhe pika interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet.

Këto informacione do të përdoren për të krijuar harta të pasura me informacion dhe të detajuara të Kosovës të punuara për të përkrahur në rrugë automjetet e pavarura si dhe për të ofruar shërbime të tjera të avancuara që rrisin dhe përmirësojnë sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundësojnë që njerëzit të lëvizin më lehtë në zonat urbane.

Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi do të zhvillohet pa shkaktuar probleme dhe nuk do të ndërpres qarkullimin e rregullt të trafikut.

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programe kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe turbulluar imazhet e fytyrës dhe të targave të automjeteve pasi ato transferohen.

Imazhet publikohen vetëm pasi të kenë mjegulluar numrat e targave dhe fytyrat e personave.

Në raste të rralla, të tilla si kur një imazh nuk është mjegulluar në mënyrë të saktë, HERE mundëson raportimin e imazhit. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në lidhjen “Raporto Imazhin” në këndin e poshtëm të majtë të hartës. /Telegrafi/