Kosova për herë të parë fiton të drejtën për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së
Të enjten në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke theksuar se Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë, transmeton Telegrafi.
“Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas një pune të gjatë dhe jo të lehtë për përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së, dhe si autoritet garantues për sigurinë e produkteve ushqimore të prodhuara në Kosovë, i’u është nënshtruar Auditimit të Komisionit nga ana e ekspertëve të dërguar nga BE, për të vlerësuar sistemet e kontrollit të agjencisë që ushtrohen mbi prodhimet e produkteve të mishit të shpendëve të destinuara për eksport në BE”.
“AUV pas vlerësimit merr rezultat pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar për sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE. Ky është argumenti më i mirë për nivelet e kontrollit që ushtron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe për standardet e avancuara infrastrukturore që kanë krijuar prodhuesit e Kosovës”, vijon njoftim.
Tutje në komunikatë thuhet se ky vendim është inkurajues për të gjithë prodhuesit e ushqimit që synojnë tregun e BE.
“Komisioni Evropian respektivisht Drejtoria për Shëndet dhe Siguri të Ushqimit DG SANTE, nga tani e tutje edhe zyrtarisht e konsideron partner kontraktual Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Republikës se Kosovës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert