Interesimi i bujqve kosovarë për të mbjellë grurë ka rënë. Si pasojë sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit.
Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë tokë me farë gruri, për dallim nga viti 2012, gjatë së cilit ishin mbjellë 102 hektar.
Si pasojë sasia e grurit pritet të mos i përmbush kërkesat e popullsisë, përkundër se rendimenti është i lartë.
“Këtë vit rendimenti i grurit është 350 për qind ma i mirë se sa në vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi marrë rendimet 1500 kg dhe nuk ka qenë kualitet e këtë vit presim t’i marrim 6 tonë”, tregon një bujk nga komuna e Ferizajt.
Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë ta subvencionojë grurin me vlerën e njëjtë prej 150 euro për hektar, që në total i bie 6.6 milionë euro. Por problemi i vetëm për bujqit nuk mbetet vlera e subvencionimit, raporton TCH.
Ata thonë se rreziku më i madh është nga importi, pasi çdo vit nga vendet e rajonit vjen sasi e madhe e grurit çmimi i të cilit është nën vlerën e tregut.
“Prej importit rrezikohemi shumë, pasi prej tij mundet me ardh grurë prej lloj-lloj klase, mundet me ardhur grurë ma i dobët e çmimi ma i lirë. Pastaj tregu tek ne bazohet prej çmimit të importit pa u fol për realitetin e klasës së grurit. Importi gjithherë na dëmton”, shprehet Shukri Sallahu, bujk nga komuna e Ferizajt.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se Serbia ka qenë eksportuesi më i madh i grurit në Kosovë, deri në vendosjen e masës mbrojtëse 100 për qind, për t’u zëvendësuar me grurin që vjen nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Hungaria, Kroacia e Bullgaria.
Për të parè videon klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert