LAJMI I FUNDIT:

Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID-in në vlerë prej 1.6 milion dollarë

Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID-in në vlerë prej 1.6 milion dollarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett kanë nënshkruar marrëveshjen për dhënien e gratit prej 1.6 milion dollarë.

Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se kjo e fuqizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.


“Jam e lumtur që në praninë e tyre kemi nënshkruar amendamentin e marrëveshjes mes Kosovës e SHBA-së. Marrëveshja e nënshkruar nënkupton që Kosova përfiton 1.6 milion dollarë. Kjo marrëveshje ofron shërbime më të mira për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike e tyre. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale, pra nënkupton përkushtimin e SHBA-së për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Osmani. /EO/Telegrafi/