LAJMI I FUNDIT:

Kosova në konferencën e OECD-së në Parguaj

Kosova në konferencën e OECD-së në Parguaj

Zëvendësministrja në Ministrinë e Arsimit, Anila Statovci – Demaj, me një ftesë të Organizatës ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka marrë pjesë dhe ka prezantuar vendin në konferencën e mbajtur në Paraguaj, me temë testin ndërkombëtar PISA.

Sipas komunikatës, me kërkesën e drejtpërdrejtë nga qendra në Paris, dhe me përkrahjen e GIZ në Kosovë por edhe në Gjermani, zëvendësministrja prezantoi rastin e Kosovës në organizimin e testit PISA 2015.


Kosova është përzgjedhur të jetë rasti i cili do të prezantohet në konferencë dhe do të iniciojë pastaj diskutimet rreth sfidave dhe mundësive të tejkalimit të tyre për shtetet anëtare të cilat do ta organizojnë testin për here të pare në vitin 2018.

“Zëvendësministrja shoqërohet në këtë konference nga z. Fatmir Elezi, Zyrtar pranë Departamentit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim të MASHT, si dhe nga znj. Dagmar Fuchs, përgjegjëse për komponentën e arsimit në GIZ Kosovë.”

PISA është një proces i vlerësimit të jashtëm ndërkombëtar i njohurive dhe shkathtësive të përgjithshme për nxënësit 15 vjeçarë, që organizohet në intervale tre-vjeçare.

Ndër qëllimet kryesore të rezultateve të marra nga PISA është që të ofrohen informata kualitative për politikat arsimore të secilit vend.

Gjithashtu bëhet një krahasim i përgjithshëm në mes të vendeve të ndryshme në botë. Organizata OECD është bartëse e këtij procesi në të cilin marrin pjesë mbi 70 shtete nga e gjithë bota.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori