LAJMI I FUNDIT:

KOSOVA MAKERS LEAGUE shpërblehet me çmim nderi edicionin e 10-të të Albanian ICT Awards

KOSOVA MAKERS LEAGUE shpërblehet me çmim nderi edicionin e 10-të të Albanian ICT Awards

Mbrëmja Gala e edicionit të 10-të jubilar të garës më të madhe mbarëkombëtare në teknologji, Albanian ICT Awards, u përmbyll me mirënjohje dhuruar KOSOVA MAKERS LEAGUE, të cilët ishin të fuar në këtë mbrëmje si “Honorable candidates”.

“Për kontributin e dalluar në ngritjen e një ambienti inovacioni dhe kreativiteti për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Ky kontribut do të prekë jetët e fëmijëve të të gjitha shkollave fillore në komunat e Kosovës.” – citoi anëtari i jurisë së Albanian Ict Awards, Prof. Blerim Rexha, gjatë dhurimit të mirënjohjes për KOSOVA MAKERS LEAGUE.

KOSOVA MAKERS LEAGUE, platforma më e madhe edukative në fushën e edukimit STEAM në Kosovë përveç zhvillimit të garës së robotikës për shkollat fillore në Kosovë tashmë që katër edicione implementon edhe projekte të tjera edukative duke përfshirë shkolla të mesme dhe biblioteka publike nga mbarë Kosova, ku me gërshetimin e edukimit dhe teknologjisë synon t’i bëjë të rinjtë entuziastë në shkencë dhe teknologji.

Me pranimin e mirënjohjes, Flatra Thaqi nga ekipi i KOSOVA MAKERS LEAGUE theksoi se KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe BONEVET synojnë të përdorin teknologjinë vetëm si mjet për të rritur cilësinë në edukimin e gjeneratave të reja në Kosovë dhe falënderoi Albanian ICT Awards të cilët vazhdojnë të mbeten vendi i duhur për shpalosjen e ideve inovative të të rinjëve nga mbarë trojet shqiptare.

Artikull i sponzorizuar