LAJMI I FUNDIT:

Kosova i kërkon sqarim BE-së për heshtjen ndaj shkeljeve të marrëveshjeve nga Serbia

Kosova i kërkon sqarim BE-së për heshtjen ndaj shkeljeve të marrëveshjeve nga Serbia

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i ka kërkuar publikisht sqarime Bashkimit Evropian për heshtjen ndaj shkeljeve të marrëveshjes bazike nga Serbia.

Themelimi i grupit nga Beogradi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ekzekutivi kosovar e konsideron shkelje edhe të shkronjës, por edhe frymës së marrëveshjes.


Nga Qeveria kanë thënë se BE-ja duhet të tregojë pse nuk po e luan rolin e arbitrit mes palëve.

“Hezitimin e sërishëm të Bashkimit Evropian që të luaj rolin e arbitrit që i takon për marrëveshjen për të cilën jemi dakorduar në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, pikërisht nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më së mirë është ta sqaroj dhe arsyetoj Bashkimi Evropian. Në komunikimet tona të brendshme me ndërmjetësin kemi ngritur shqetësimet për veprimet e Serbisë dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj këtyre veprimeve”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Në anën tjetër, Ekzekutivi është i bindur se Serbia nuk do të mund ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Vuçiq përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, Kaerns: BE me qasje të pabalancuar ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Vuçiq përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, Kaerns: BE me qasje të pabalancuar ndaj Serbisë

Në përgjigjen për RTV Dukagjinin thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po vazhdon me angazhimin intensiv në sigurimin e mbështetjes për votim të suksesshëm më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Por, hezitimi i djeshëm i BE-së që të konstatojë se Serbia po e shkel marrëveshjen bazike po kritikohet edhe nga njohës të procesit të dialogut.

“Mosdeklarimi i tij përnjëmend është element i hipokrizisë por në instancë të fundit është një sinjal që ata e konsiderojnë Kosovën fajtore për zhvillimet dhe për këtë arsye nuk duan që të relativizojnë përgjegjësitë e Kosovës në raport me vështirësitë e shfaqura në dialog”, tha Milazim Krasniqi, profesor universitar.

Krasniqi kritikon Stanon: Heshtje kur Serbia shkel marrëveshjet, për Kosovën flasin edhe për shpronësimin e tokës
Lexo po ashtu Krasniqi kritikon Stanon: Heshtje kur Serbia shkel marrëveshjet, për Kosovën flasin edhe për shpronësimin e tokës

Krasniqi vlerëson se dialogu ka dështuar dhe se sanksione do duhej të ishin vendosur ndaj Serbisë.

E i një zëri është edhe analisti Artan Muhaxhiri.

“Së paku një qortim, një kritikë publike do duhej të ishte bërë Serbisë, të mos kalojë ky veprim dhe ky mobilizim i presidentit Vuçiq në heshtje sepse është shkelje e drejtpërdrejt e zotimeve që janë marrë në Ohër, shumë keq por s’duhet harruar që edhe Kosova edhe Serbia i kanë rrugët e ndara drejt BE-së”, tha Artan Muhaxhiri, analist politik.

Neni 4 i marrëveshjes bazike të arritur vitin e kaluar thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

BE nuk komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës
Lexo po ashtu BE nuk komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës

Të premten, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve nëse Serbia po e shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së nëse nuk e zbatojnë, por nuk foli veçanërisht për Serbinë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori