LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon kthimin e këtij artefakti të vjedhur nga Serbia

Kosova kërkon kthimin e këtij artefakti të vjedhur nga Serbia

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e drejtuar nga Hajrullah Çeku e ka filluar një fushatë në rrjetin social “twitter” për t’i kërkuar Serbisë që t’i kthejë artefaktet që ia ka vjedhur Kosovës.

Kështu ka vepruar edhe sot duke i kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.

Madje për këtë MRKS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.

“Kthejeni në shtëpi” okarinën që ka grabitur Serbia
Lexo po ashtu “Kthejeni në shtëpi” okarinën që ka grabitur Serbia

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së. /Telegrafi/