Kosova ka nisur t’ia shohë sherrin efektit Brexit, raporton KTV. Më 23 të këtij muaji, ditën kur britanikët vendosën të largohen nga Bashkimi Evropian, Fondi i Kursimeve Pensionale u prek nga rënia e shpejtë që ndodhi në bursën e Londrës.
Në këtë ishull, ky institucion që menaxhon pensionet e qytetarëve të Kosovës, ka investuar disa milionë euro në dy fonde investuese, njëri në Londër dhe tjetri në Irlandë.
Sipas tyre, humbja ka zgjatur vetëm një ditë dhe më pas tregjet janë stabilizuar. Por, pranojnë se ka mundur të jetë më e madhe po që se nuk do t’i kishin tërhequr mjetet nga njëri prej fondeve investuese, tek i cili më herët kishin nisur rëniet në investime.
Zëdhënës i FKP-së, Jeton Demi ka deklaruar se Bordi ka planin se si do të bëjë lëvizjen e shpejtë të këtyre fondeve të investuara, por se janë duke pritur se si po sillet situata në Britani javëve dhe muajve në vijim.
Këto zhvillime të shpejta që ndodhën në Britani nuk i kanë frikësuar as pensionistët.
Një nga ta beson se paratë e tij të kontributeve pensionale nuk do të humbin, duke besuar në fuqinë e Britanisë që do ta ketë edhe pa qenë në BE.
Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbi 272 mijë kontribuues aktivë, ndërsa pjesën dërrmuese të parave i ka të investuara në 8 fonde ndërkombëtare.
Pjesa më e madhe e investimeve është e investuar në dy fonde me qendër në SHBA dhe në Norvegji.
KUSHTRIMI TRUSTI BRITANIA 29 06 from Koha.net on Vimeo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe