Ministria e Financave ka mbajtur takimin e Dialogut të Politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), ku të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, partnerët tjerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutuan për progresin por edhe sfidat në zbatimin e Strategjisë së Reformës sё Menaxhimit tё Financave Publike (SRMFP) 2016-2020.
Në këtë takim, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, u diskutua për raportin gjashtëmujorë për vitin 2019 të Progresit të Zbatimit të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2016-2020, ku nga të pranishmit u cilësua si një e arritur, sidomos fushat në auditimin e jashtëm dhe atë të brendshëm.
Sipas Gashit si pjesë e suksesit të Kosovës në reformat e ndërmarra në fushën e Menaxhimit të Financave Publike, është edhe dialogu i vazhdueshëm me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
“Jam thellësisht i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe zhvillohet edhe më tej. Menaxhimi i Financave Publike ka përkushtimin maksimal të Qeverisë se Republikës se Kosovës, në krijimin e një sistemi modern dhe transparent të MFP-së në harmoni me standardet dhe principet ndërkombëtare”, shtoi Gashi.
Ai më këtë rast gjithashtu falënderoj partnerët zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë Komisionin Evropian, për mbështetjen e vazhdueshme të reformave që janë duke u zbatuar me sukses, si dhe falënderoi gjithë stafin profesional që janë të angazhuar në zbatimin e strategjisë, të cilët sipas tij janë akterët kryesorë të cilët kanë ndikuar në zbatimin e suksesshëm të kësaj Strategjie.
Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Naim Baftiu, njëherë edhe kryesues i Grupit Koordinues për MFP theksoi se vitin e kaluar, ne kemi bërë rishikimin afatmesëm të Strategjisë së Reformave në Menaxhimin e Financave Publike (2016-2020), andaj masat e parapara me rishikim janë duke u vlerësuar për herë të parë në këtë raport.
“Gjatë vitit 2020 mendojmë të vlerësojmë strategjinë aktuale dhe të hartojmë strategjinë e re për periudhën 2021-2025. Si strategji ombrellë në fushën e MFP, ku do të adresojmë sfidat relevante dhe synimet tona duke përdorur standardet ndërkombëtare por edhe përvojat dhe praktikat më të mira nga rajoni e më gjerë”, shtoi Baftiu.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan angazhimin e institucioneve publike për zbatimin e Strategjisë së Reformës sё Menaxhimit tё Financave Publike (SRMFP) 2016-2020, me theks të veçantë në fushën e aludimit të brendshëm dhe ati të jashtëm, por edhe në sektorë të tjerë në menaxhimin e financave publike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë