LAJMI I FUNDIT:

Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri, Kurti: Nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së

Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri, Kurti: Nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së

Për 11 vjet Iowa luajti rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të bërit e Kosovës kontribuuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes.

Në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kërkoi që mbështetja për ngritjen profesionale të FSK-së të vazhdojë me të njëjtin ritëm.


Lidhur me situatën e sigurisë në Evropë, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në rajon dhe nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

Kurti po ashtu u shpreh mirënjohës për shërbimin e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë.

Ai theksoi angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë për ngritjen profesionale të FSK-së.

“Synimi ynë është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë”, tha kryeministri Kurti.

Ai nënvizoi nevojën për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për FSK-në.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori