LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për avancimin e arsimit para-universitar

Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për avancimin e arsimit para-universitar
Foto: Ridvan Slivova

Avancimi i arsimit para-universitar ndikon në zhvillimin afatgjatë të shoqërisë dhe Kosova duhet të vazhdojë me përpjekjet e saj në këtë drejtim. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Caritasin zviceran, temë e të cilës ishte “Cilësia e arsimit para-universitar në Kosovë dhe kahet e zhvillimit”.

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj tha se përmes kësaj konference po synohet të paraqiten të arriturat shkencore dhe të nxirren praktikat më të mira për arsimit para-universitar në Kosovë.


Çoçaj tha se përmes projekteve të tyre po mundohen të vendosin standard të larta të arsimit para-universitar me qëllim të rritjes së cilësisë.

“Konferenca ka për qëllim që shkencëtarët dhe profesionistët arsimorë t’i paraqesin të arriturat e tyre shkencore nga fusha e studimeve arsimore e pedagogjike dhe praktikat e mira që kanë në fokus ngritjen e cilësisë së arsimit para-universitar në Kosovë si dhe avancimin e metodave për zhvillimin e mësimit në distancë. Në kuadër të bashkëpunimit me Caritasin zviceran jemi duke implementuar edhe projektin ‘Shpresë‘ që ka për synim vendosjen e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”, tha ai.

Foto: Ridvan Slivova

Drejtori nacional për Kosovë i Caritasit Zviceran, Gerhard Schaumberger tha se përmirësimi i edukimit para-universitar përmirëson arritjen e mëvonshme në jetë, barazinë gjinore e etnike si dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik.

“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj në edukimin parafillor, meqë ka shumë ndikime afatgjatë. Përmirësimi i kualitetit në arsimim dhe në edukimin parafillor do të thotë përmirësimi i mësim-dhënies, por edhe qasja në mësim-nxënie, përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimi i kurikulave, por trajnime për pedagogët që janë në marrëdhënie pune dhe ata që do të studiojnë më vonë në universitet, apo që janë aktualisht duke studiuar. Jam i lumtur që ky projekt do të ndihmojë 112 kopshte fëmijësh dhe qendra parashkollore. Ato do të ndihmohen me mjete të materiale të qëndrueshme dhe të mira për ambientit. Po ashtu, 700 pedagogë të nivelit parashkollor janë duke u trajnuar nga ky projekt. Ne nuk do të kishim mundësi të realizonim këtë projekt pa bashkëpunim e partnerëve vendor”, tha ai.

Foto: Ridvan Slivova

Kjo konferencë ndërkombëtare shkencore po vazhdon të mbahet edhe në mënyrë virtuale ku rreth arsimit para-universitar po diskutohet me panele të ndryshme të përbëra nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori