Në oborrin e “Shtëpisë me Gjethe” në Tiranë, është kujtuar shkrimtari nga Kosova, Sulejman Krasniqi. Në dhjetë-vjetorin e vdekjes së tij, për Krasniqin u tha se ishte nder i kombit, mjeshtër i madh i letërsisë dhe veprimtar e mbrojtës i vlerave historike.
Në dekadën e parë të vdekjes së tij, muzeu kombëtar i përgjimeve “Shtëpia me gjethe” dhe Agjencia e Lajmeve-KosovaPress kanë organizuar akademi përkujtimore për nder të veprës së shkrimtarit nga Rahoveci.
Drejtoresha e Agjencisë së Lajmeve-KosovaPress, Suzana Hashani ka thënë se Sulejman Krasniqi ishte përfaqësues dhe mbrojtës i vlerave historike shqiptare.
“Krasniqi ishte një atdhetar i flaktë që e donte njësoj çdo pëllëmbë të tokave shqiptare, gjë të cilën ai e dëshmoi duke e reflektuar edhe në veprat e tij. Si simbol i rezistencës dhe i frymëzimit të brezave me dashurinë ndaj vendlindjes, organizimi i këtij aktiviteti të Agjencisë së lajmeve KosovaPress në bashkëpunim me muzeun kombëtar ‘Shtëpia me gjethe’ në Tiranë, na e dyfishon emocionin pasi Sulejman Krasniqi siç kishte në zemër Kosovën prej së cilës e larguan, ashtu kishte në zemër edhe Shqipërinë”, u shpreh ajo.
Drejtuesja e KosovaPress derisa ka folur për jetën e Krasniqit, ka shtuar se i njëjti pas shumë vuajtjesh e persekutimesh nga regjimi serb është detyruar që të arratiset nga Kosova në vitin 1958 duke iu drejtuar, Shqipërisë.
“Dhe siç shprehej ai; ‘Kam ardhur në Shqipëri për të mësuar artin luftarak, për të luftuar dhe për të çliruar Kosovën!’. Sulejman Krasniqi nuk u shkëput asnjëherë nga Kosova ndërsa në një ditar reflektonte ngjarjet tragjike deri te lufta e UÇK-së. Dhe me të drejtë shkrimtari që shkruajti historinë, u bë vetë pjesë e historisë duke ia kushtuar gjithë krijmtarinë e tij letrare Kosovës për të cilën dëshironte që brezat e ardhshëm të jetonin të lirë dhe me dinjitet në vendin e tyre”, ka shtuar Hashani.
E, zëdhënësi i Muzeut Kombëtar, Fabio Tosko tha se humbja e tij është e madhe edhe për letërsinë shqipe. Sipas tij, pena e Krasniqit është kthyer në instrument për brezat e ardhshëm.
“Shumica e njerëzve mund të kenë dëgjuar emrin e Sulejman Krasniqit, apo shumica prej tyre mund të kenë parë emrin tek qëndron në kopertinat e librave historik dhe biografive, por jo të gjithë i njohin dramat e jetës së tij, dramë të cilën ai e mbajti mbi shpinë për vite me radhë. Sulejman Krasniqi provoi përndjekjen e rreptë në dy vende. Fillimisht në Kosovën e vendlindjes, r më pas në arratisjen drejt Shqipërisë në kampet famëkeqe të hetuesisë. Por sigurisht ai nuk rreshti asnjëherë së dashuri Shqipërinë, dashuri e cila padyshim iu kthye ne forcë. Edhe një qëndrestar i tij i pa kërrusur meriton një vend nderi që idealet nuk i tradhtoi kurrë”, tha ai.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se krijimtaria e tij letrare ishte atdhetare dhe heroike. Edhe heronjtë e përshkruar në veprat e Krasniqit, sipas Latifit shërbyen për të ngritur ndjenjën atdhetare.
“Malli për vendlindjen e tij, e brente si ndryshk hekuri, por shpresa se do të kthehet në Kosovën e lirë, nuk iu shua asnjëherë. Dhe ai pati të drejtë që nuk u ligështua pas luftës heroike të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nën emblemën e UÇK-së dhe me ndihmën e popujve të civilizuar Kosova u çlirua. Sulejman Krasniqi u kthye triumfalisht në vendlindje. Njerëzit ishin plakur, dikush kishte vdekur, ai u kthye ne vendlindje ndonëse shumëçka kishte ndryshuar. Kosova e mahniti Sulejmanin e mplakur, i cili mund të kishte menduar që ishte harruar. Ai ishte më i pranishëm nga se kishte menduar. Nxënësit, studentët, mësues e intelektualë të Kosovës kishin lexuar tinëz veprat e tij, dhe ishin frymëzuara”, u shpreh ai.
Duke falënderuar organizatorët e kësaj akademie, vajza e Sulejmanit, Albana Krasniqi-Malaj ka thënë se si familje po mundohen të mbajnë gjallë emrin e babait të saj.
“Ju falënderojmë ne të tre shumë, për pjesëmarrjen tuaj dhe për respektin që tregoni për babin. Falënderojmë edhe mamin, ajo ka qenë strumbullari i shtëpisë. Kryetari përmendin shoqin tim, Naimin por ne kemi edhe dy nuse të mrekullueshme të cilat bëjnë çdo gjë me fëmijët e tyre për ta mbajtur gjallë emrin e babit tanë”, ka thënë ajo.
Shkrimtarë nga të gjitha trevat shqipe, për më shumë se një orë në këtë akademi të organizuar nga muzeu kombëtar i përgjimeve në Tiranë dhe KosovaPress kanë kujtuar Sulejman Krasniqin dhe veprat e tij.
Sulejman Krasniqi, është i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe. Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës. Krasniqi vdiq me 16 korrik të vitit 2011. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit