LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Kroacia zotohen për avancim të punësimit sezonal

Kosova dhe Kroacia zotohen për avancim të punësimit sezonal

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, me të cilën diskutuan për një varg çështjes të rëndësishme.

Reçica dhe ambasadorja Kapitanović biseduan rreth thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve, në fusha të caktuara relevante.


Siç bëhet e ditur në një komunikatë dërguar mediave nga kjo ministri, në këtë takim me theks të veçantë, u bisedua rreth punësimit sezonal të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Të dy u dakorduan për avancim të procesit sa i përket punësimit sezonal.

Temë diskutimi ishte edhe avancimi i procesit rreth marrëveshjes bilaterale për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Kroacisë, marrëveshje për të cilën është marrë iniciativa për nisje të negociatave. /Telegrafi/