LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Në vazhdën e vizitës në Republikën e Kroacisë, Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri është takuar sot me Drejtoreshën e Institutit Ekonomik të Zagrebit Maruska Vizek.

Gjatë këtij takimi Ministri Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Institutit Ekonomik të Zagrebit Maruska Vizek, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimi, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e hulumtimeve shkencore ekonomike dhe financiare.


Ministri Avdullah Hoti gjatë kësaj vizite gjithashtu është pritur në takim nga kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë Luka Burilović , ku kanë diskutuar në lidhje me përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Kroaci, i cili pritet të mbahet në maj të këtij viti në Prishtinë.

Të dyja palët theksuan se Kosova dhe Kroacia duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/