LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe India flasin për thellimin e shkëmbimeve tregtare

Kosova dhe India flasin për thellimin e shkëmbimeve tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane, Asif Iqbal, që temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri Shala e ka informuar delegacionin e Odës Ekonomike Indiane për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme.

Po ashtu në takim u diskutua për mundësitë e shumta që i ofron Kosova për investime në fushën e energjisë, teknologjisë, bujqësi, turizëm, etj.

Ministri Shala tha se Kosova ofron kushtet më të favorshme në rajon për investime, si rezultat i Ligjit për Investime Strategjike, dhe po ashtu ndryshimeve të fundit që janë bërë në këtë Ligj, që krijojnë lehtësira edhe më të mëdha për investitorët.

“Potenciali i Kosovës është i jashtëzakonshëm, kemi një rini shumë inovative dhe janë krijues. Po ndërtojmë zona ekonomike nëpër vendet kryesore të Kosovës që investitorëve të huaj t’ua sigurojmë edhe vendin me një qira shumë modeste”, tha ministri Shala.

Kryetari i Odës Ekonomike Indiane, Asif Iqbal, theksoi se bizneset indiane kanë interes që të shtrihen në rajonin e Ballkanit edhe në Kosovë për të investuar në fushën e teknologjisë. /Telegrafi/