LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Austria flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale

Kosova dhe Austria flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike.

Reçica gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak në Kosovës edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave.


Po ashtu, ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë.​ /Telegrafi/