LAJMI I FUNDIT:

Kosova me ambasadore jo rezidente në Kostarikë

Kosova me ambasadore jo rezidente në Kostarikë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, është akredituar si ambasadore jo rezidente edhe në Kostarikë.

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli e vlerësoi këtë si mundësi për forcim të raporteve me shtetet që e kanë njohur Kosovën.


“Përfaqësimi diplomatik i Republikës së Kosovës në Kostarikë është një rezultat i rëndësishëm i punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm, që t’i ri-hapim dyert e të forcojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që të lobojmë fuqishëm tek ato jo-njohëse nëpërmjet ndërtimit të miqësive të reja”, tha Pacolli për akreditimin e ambasadores.

Ambasadorja Rudi, të premten më 13 prill, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit në detyrë të Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Kostarika e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në ditën e njëjtë që ajo ishte shpallur, më 17 shkurt, 2008, ndërkohë që marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar ngritje të vazhdueshme që nga atëherë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori