LAJMI I FUNDIT:

Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për COVID-19

Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.


“Instituti Kombëtar ka rreth 10 mijë teste në dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti.

Megjithëkëtë, vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar (11 qershor), në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se mungojnë teste në masë të madhe, duke shtuar se kjo ka qenë shqetësuese për të.

Po të njëjtën ditë, ministria e Zemajt raportoi se diaspora kosovare i ka dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës 12,000 teste.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të tij, zëdhënësi Hoti deklaroi se Zemaj ka dashur të tërheqë vëmendjen për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë teste në dispozicion për të testuar sa më shumë persona.

Shumë raste në kompani publike dhe private

Testi PCR [Polymerase Chain Reaction] i cili aktualisht realizohet në Kosovë, përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Deri më 14 qershor, në Kosovë janë testuar gjithsej 18,512 persona, kryesisht kontakte të rasteve, dhe prej tyre 1,486 kanë rezultuar pozitivë në COVID-19. Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me coronavirus, nga 805 persona të testuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 33 persona me këtë virus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive edhe në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjencione, kompani tregtare dhe biznese private.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të premten, në një prononcim për media, se situata është alarmante, dhe se nëse nuk respektohen masat, atëherë autoritetet do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër COVID-19, të cilat u liruan dy javë më parë.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ditë më parë ka thënë se ky Institut ka dhe po bën mjaftueshëm teste.

“Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave”, tha Ramadani.

Numri më i lartë i testeve ditore që është bërë në Kosovë ka qenë rreth 400 sosh.

Zëdhënësi, Faik Hoti ndërkohë tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e bërjes së testeve serologjike. Testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur coronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.

“Si ministri po mendojmë që në të ardhmen të bëjmë edhe teste serologjike, por kjo është menduar të bëhet pasi të kalojë situata aktuale me shumë raste’’, tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori