LAJMI I FUNDIT:

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Shqipëria është konkurruese me rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një sektor që e shumëfishon vlerën e produkteve bujqësore.

Një analizë krahasuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e publikuar kohët e fundit tregoi se kapaciteti i prodhimit të agroindustrisë për banor në Shqipëri ishte 76 USD për frymë në vitin 2022, me një diferencë të madhe me secilën nga 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë prodhimi agroushqimor për frymë ishte 387 USD në vitin 2022, niveli më i lartë në Rajon, në Serbi ishte 278 dollarë  për frymë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 177 dollarë për frymë, Bosnja me 158 USD, Mali i Zi me 129 USD dhe Shqipëria vetëm me 76 USD.


Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria ka peshën më të ulët të eksporteve agroushqimore. Serbia është e vetmja ekonomi që kryeson rajonin në këtë fushë si në prodhim dhe eksporte, duke rritur ndjeshëm pozicionin e saj në tregjet globale agro-ushqimore, në anën tjetër Shqipëria ka pjesën më të ulët të eksportit në botë. Shqipëria gjithashtu bazohet në një gamë të ngushtë produktesh në eksport.

Në vitin 2023, Shqipëria kishte deficit tregtar në artikujt e agro-ushqimit në -1% të PBB-së me përmirësim nga viti 2010 kur deficiti ishte -4%.

Analiza e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal sugjeron rritje të diversifikimit të produkteve dhe tregjeve për Shqipërinë. Gjithashtu një sistem rajonal gjurmueshmërie për sigurinë ushqimore rrit besimin e blerësve evropianë.

Investimet në teknologji dhe ekonomia qarkulluese mund të nxisin prodhimin bio, kërkesa e të cilit është në rritje.

Zgjerimi i agro-turizmit me produkte nga ferma te tryeza është një mënyrë efikase  për të rritur vlerën e prodhimeve lokale sidomos në Shqipëri.

Sektori i agro-industrisë në vendin tonë po zhvillohej me hapa të shpejte në 6 vitet e fundit, por rënia e euros ka dëmtuar rëndë fabrikat, të cilat janë detyruar të reduktojnë aktivitetin e nga humbet që krijoi kursi i këmbimit./MONITOR/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve – po përgatitet për linja të reja dhe fluks të madh veror

Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve – po përgatitet për linja të reja dhe fluks të madh veror

Ekonomi
Rizvanolli kërkon llogari në KEK për ndaljen e paplanifikuar të Bllokut A4, kërkon nga operatorët të mos përhapin panik

Rizvanolli kërkon llogari në KEK për ndaljen e paplanifikuar të Bllokut A4, kërkon nga operatorët të mos përhapin panik

Ekonomi

"13 vjet punësim", intervistë me Shkamb Kërleshin- Shefin Komercial të KosovaJob

Ekonomi
Reagon sërish KEK-u: Operimi i njësive tona prodhuese po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi

Reagon sërish KEK-u: Operimi i njësive tona prodhuese po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi

Ekonomi
Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Ekonomi
Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori