LAJMI I FUNDIT:

Kosnett për Gjykatën Speciale: Nuk mendojmë se lufta e UÇK-së ka qenë e padrejtë

Kosnett për Gjykatën Speciale: Nuk mendojmë se lufta e UÇK-së ka qenë e padrejtë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett nuk ka dashur të komentojë për statusin që mund të ketë Asociacioni i komunave me shumë serbe.

Kosnett në RTV Dukagjini ka thënë kjo çështje i takon BE-së dhe SHBA nuk do të merret më të.


“BE është duke negociuar për tema politike. SHBA po merret me tema ekonomike”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Kosnett ka thënë se do të befasohej shumë nëse do të kishte trazira në rrugë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se SHBA nuk është kundër UÇK-së.

“Nuk besoj se Dhomat e Specializuara do ta ndjekin UÇK-në. Ne besojmë se UÇK-ja dhe organizatat tjera që kanë rezistuar kanë luajtur rol jetik për ta bërë Kosovën të lirë siç është tash. Nuk besoj se Dhomat e Specializuar janë të dizajnuara për ta sulmuar UÇK-në”.

“UÇK-në nuk e shohim si organizatë kriminale dhe nuk mendojmë se lufta e UÇK-së ka qenë e padrejtë. Por është e mundur të hetohet ndonjë individ që ka pasur lidhje me UÇK-në dhe kjo nuk duhet të shihet si sulm kundër UÇK-së”.

Kosnett thotë se edhe marinsa të SHBA-së janë gjykuar por sipas tij kjo nuk e ka prekur respektin e ushtrisë amerikane./Telegrafi/