LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Kosova jo vetëm që shpëtoi jetë, por iu dha afganëve një mundësi për të ndërtuar jetë të re

Kosnett: Kosova jo vetëm që shpëtoi jetë, por iu dha afganëve një mundësi për të ndërtuar jetë të re

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur kënaqësinë dhe respektin që Kosova ka strehuar disa afganë që janë larguar nga vendi i tyre.

Reklama

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur në Prishtinë grupin e parë të afganëve që kanë bashkëpunuar me forcat e NATO-s”.

Kosnett ka kujtuar se afganët do të qëndrojnë në Kosovë përkohësisht.

Arrin grupi i parë i afganëve në Kosovë, do të strehohen në kampin e "Bechtel Enkas" në Ferizaj
Lexo po ashtu Arrin grupi i parë i afganëve në Kosovë, do të strehohen në kampin e "Bechtel Enkas" në Ferizaj

“Jam i nderuar që ju bashkova udhëheqësve kosovarë dhe kolegëve të Quintit në mikpritjen në Prishtinë të grupit të parë të evakuuarve afganë të lidhur me NATO-n. Duke pritur përkohësisht afganët gjatë rrugës për në shtëpitë e përhershme diku tjetër, Kosova jo vetëm që shpëton jetë, por u jep afganëve një mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka shkruar Kosnett në Facebook.

Ndryshe, sot kanë arritur në Kosovë 111 afganët e parë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Kurti zhvillon bisedë telefonike me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë: E domosdoshme të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti zhvillon bisedë telefonike me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë: E domosdoshme të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme
Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

Politikë
Kalo në kategori