LAJMI I FUNDIT:

Recetë e veçantë për rolle me krem Miree dhe salmon (VIDEO)

Recetë e veçantë për rolle me krem Miree dhe salmon (VIDEO)

Kjo është një recetë e cila është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme për t’u ngrënë. Një recetë e tillë është e përshtatshme për një darkë romantike por edhe në momentet kur keni të ftuar ose raste të veçanta.


Produktet e nevojshme

150gr krem Miree me perime
2 petë për tortilla
100gr salmon i tymosur
50gr rukolla
Gjethe rosmarine

Metoda e përgatitjes

Në një enë të thellë vendoset kremi Miree të cilit i shtohet rukolla e copëtuar. Masa përzihet dhe i shtohen disa gjethe rosmarine. Masa e përfituar nga kremi, rukolla dhe rosmarina vendosen në një petë për tortilla ashtu si në videon më poshtë dhe mbi të shtohen fetat e salmonit të tymosur. Peta mbështjellet në formë të tortillas dhe prehet në formë të rolladës. Për një kohë shumë të shkurtër ky specialitet është gati për t’u servuar dhe është shumë i shijshëm.

Artikull i sponzorizuar