LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni kancer i shoqërisë, rritet mosbesimi në institucione

Korrupsioni kancer i shoqërisë, rritet mosbesimi në institucione

“Lufta efektive kundër korrupsionit në nivel të lartë: çështje personale apo e sistemit”, ishte tema e konferencës së sotme, në Shkup, e organizuar Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, raporton Portalb.

Kryeprokurorja rumune Laura Codruta Kövesi, mysafire speciale, në konferencën e sotme tregoi për përvojën e saj në luftën kundër korrupsioni dhe me shembuj konkret foli për arritjet e saja dhe drejtorisë me të cilën ajo udhëheq.


“15 vite korrupsioni ishte i pranishëm në çdo fushë të shoqërisë. Duhet strukturë profesionale për ta luftuar korrupsionin. Në vitin 2015 kemi ngre padi penale për 1.250 persona, të cilët akuzohen për korrupsion të mesëm dhe të lartë, 83 subjekte juridike. Kemi ngre akuza kundër 1 kryeministri, 5 ministra, 16 deputetë, … Institucioni jonë gëzon 61.2% besueshmëri në opinionin publik”, potencoi Kövesi.

Sipas saj, struktura të specializuara, legjislacion dhe mjetet administrative janë komponenta kryesore për punë të suksesshme.

“Është i kotë guximi kur s’kemi mjete juridike. Jemi të pavarura nga institucionet tjera, kemi persona të specializuar për shumë fusha, polic gjyqësor që nuk janë pjesë e MPB-së. Punojmë në të gjitha veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin”, tha mes tjerash kryeprokurorja rumune, Laura Codruta Kövesi.

Në fjalimin e saj Prokurorja speciale e Maqedonisë, Katica Janeva si shembull suksesi në këtë lëmi përmendi prokuroren rumune Laura Codruta Kövesi.

“Pasojat e korrupsionit i ndjejnë qytetarët. Lufta e korrupsionit në nivel të lartë kërkon përkushtim dhe bashkëpunim të institucioneve që janë të përfshirë në këtë proces. Duhet ta kthejmë besimin në institucione dhe në vlerat e drejtësisë. Ne në vazhdimësi do ta informojmë opinionin për procesin tonë. Shoqëria qytetare është partner i rëndësishëm në këtë proces”, u shpreh Janeva, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e opinionit në luftë kundër krimit.”

Prokurori publik i Maqedonisë, Marko Zvërlevski porositi që: “Nuk duhet vetëm të flitet për korrupsionin por edhe të denoncohet. Të mirëargumentohet në atë mënyrë që askush të mund të falet”.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni tha se është shqetësues korrupsioni i nivelit të lartë dhe se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Maqedonisë së bashku me zhvillimin e ekonomisë dhe procesin eurointegrues.

“Si parakusht për luftë të suksesshme duhet të ekzistojë sistem i pavarur kundër korrupsionit dhe persona të pavarur me integritet, që nuk bien pre e shantazheve”, deklaroi ministri Jashari.

Ambasadori amerikan, Jess Baily theksoi se korrupsioni është kancer i shoqërisë.

“Mosndëshkimi i korrupsionit rritë mosbesimin në institucione. Lufta kundër korrupsionit kërkon media të pavarura, përkushtim të gazetarëve, si dhe shoqëri qytetare aktive- duke nxitur debate. Funksionimi i sistemit të drejtësisë është e rëndësisë së veçantë. Prokuroria speciale ka punë të rëndë, është institucion i ri dhe kanë shumë probleme. Asnjë prokuror nuk e ka lehtë, por duhet të rritet bashkëpunimi institucional. SHBA do që Maqedonia të ketë suksese në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ambasadori amerikan Jess Baily.

Në konferencë kanë marrë pjese edhe profesor universitar, anëtarë të shoqërisë civile, media dhe politikanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori