Mungesa e remitencave, përkatësisht mbështetja financiare nga diaspora, tashmë ka filluar të ndjehet, theksojnë afaristët, duke theksuar se paratë që sillnin punëtorët me punë të përkohshme në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe paratë e mërgimtarëve të cilët kalonin pushimet në Maqedoninë e Veriut mbeten burim serioz për ekonominë e vendit.
Në bazë të të dhënave nga Banka Popullore, diaspora në periudhën 2009 -2018 në Maqedoninë e Veriut i ka sjellë të ardhura brenda vitit në një mesatare prej rreth 200 milionë euro, të dhëna këto që bazohen në burimet administrative siç janë pagesat përmes llogarive bankare si dhe transferim i shpejtë i parave.
Përderisa, ekspertët e ekonomisë thonë se të ardhurat nga remitencat janë madje 10 herë të larta nga ajo që paraqiten zyrtarisht, sepse një vlerë shumë e lartë e parave në vend vijnë përmes transfereve të ndryshme që nuk regjistrohen. Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se kthimi i parave nga diaspora në formë të remitencave paraqesin një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“Këto mjete janë shumë të rëndësishme pasi ato injektohen në ekonominë e vendit edhe pse këto mjete kryesisht janë për qëllime sociale, ato ndikojnë në rritjen e konsumit. Por, do theksuar se ka më shumë raste që këto mjete kthehen edhe në formë të investimeve edhe atë të investimeve shumë të suksesshme”, thekson Iseni.
Ndërkaq ish-kryetari i Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Mirçe Çekrexhi, për Radion Evropa e Lirë thotë se remitencat për Maqedoninë e Veriut paraqesin burim vendimtar për të mbuluar vrimën e shkaktuar nga deficiti.
“E dini se ne deficitin me vite e mbulojmë me të ardhurat që vijnë nga remitencat duke ruajtur në një farë mënyre bilancin e llogarisë së arkës së shtetit. Kështu që më duhet të theksoj se mungesa e remitencave do të ketë impakt shumë negative në ekonominë e vendit, unë pres që të ardhurat nga diaspora të paktën të ulen për 20 për qind, mbase edhe më shumë”, thotë Çekrexhi. Afaristët thonë se mungesa e parave nga jashtë ndjehet edhe për shkak të anulimit të ahengjeve familjare që ishin burim kryesor për shumë njerëz, thënë kushtimisht industria e dasmave ku bëjnë pjesë restorantet, butiqet e veshjeve, parukeritë e të tjera.
Në këtë drejtim, Alaudin Zeqiri, ekspert i ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se mikrobizneset do të jenë të parët që do të goditen nga mungesa e parave që vijnë nga jashtë në formë të remitencave, pasi këto mjete kryesisht ndikojnë në potencialin prodhues të vendit. “Implikimet janë shumëdimensionale, pra nuk mund të veçojmë një ose dy kategori të sektorit real që do të goditet nga ky sindrom ose kategoritë e tjera jo. Efektet do të jenë evidente nga mungesa e remitencave në më shumë lëmi veçanërisht në mikrobizneset”, thotë Zeqiri.
Ndryshe, edhe sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në t‘kurrjen e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të krizës së koronavirusit do të ketë hise te mungesa e të hyrave nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe investimet e huaja direkte do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të shkaktuar nga kriza e koronavirusit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'