LAJMI I FUNDIT:

Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor miratoi 4 projekte për Kosovën, me vlerë mbi 5.5 milion euro

Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor miratoi 4 projekte për Kosovën, me vlerë mbi 5.5 milion euro

Komiteti Drejtues i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), në takimin e 20-të të tij, të mbajtur më 25-26 qershor në Berlin, miratoi 4 grante të asistencës teknike për Kosovën, me vlerë totale mbi 5.5 milionë euro.

“Aplikacionet për këto grante janë përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës nën koordinimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore të cilat marrin pjesë përmes huadhënies, në kuadër të thirrjes së 21-të për grante të asistencës teknike. Po ashtu, u njoftua se janë vlerësuar pozitivisht nga financuesit e projekteve në kuadër të WBIF dhe pritet miratimi i dy granteve investuese me vlerë prej 29.94 milionë euro, për të cilat është aplikuar në kuadër të thirrjes së 4-të për grante investuese. Vendimi përfundimtar për këto dy grante pritet të merret në takimin e 21-të të Komitetit Drejtues të WBIF në dhjetor 2019.


Grantet e asistencës teknike do të ndihmojë përgatitjen e investimeve për projektin e ngrohjes qendrore në disa nga qendrat kryesore të Kosovës, përgatitjen e planit për shpërndarjen dhe furnizimin me gaz në Kosovë, projektin për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore si dhe përgatitjen e investimit të ujëmbledhësit të Kremenatës në komunën e Kamenicës. Pas kryerjes së përgatitjeve teknike për këto projekte, Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshjet për huadhënie me bankat zhvillimore përkrahëse. Ndërsa, grantet investuese do të mundësojnë financim të drejtpërdrejtë për ngritjen e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe rehabilimitin e sinjalizimit dhe telekomunikimit të hekurudhës 10 që përshkon linjën Mitrovicë-Han i Elezit, të cilat do të përkrahen me huadhënie shtesë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në njoftimin për media.

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një instrument i kombinuar i Bashkimit Evropian, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, donatorëve dypalësh dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar fonde për projektet strategjike të investimeve infrastrukturore në vendet përfituese. WBIF ka nisur punën në dhjetor të vitit 2009 nga Bashkimi Evropian, së bashku me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe disa donatorë dypalësh. Më pas iu kanë bashkuar edhe KfW dhe Banka Botërore. WBIF fokusohet në sektorët kryesorë të ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë energjinë, mjedisin, transportin, zhvillimin e sektorit social dhe privat. WBIF ndan grante të bazuara në procedurat konkurruese, për aktivitetet e përgatitjes së projekteve të infrastrukturës, si dhe për investime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori