LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut godet sërish me raketa, alarmohet Japonia (Video)

Koreja e Veriut godet sërish me raketa, alarmohet Japonia (Video)

Koreja e Veriut duket se po kryen testin e radhës, të raketave balistike dhe së fundi ka lëshuar një tjetër raketë nga Peniani.

Goditja e radhës me raketë ka shqetësuar Japoninë, e cila i ka kërkuar banorëve të saj, të strehohen në vend-strehime të sigurta.

Ky veprim i Koresë së veriut, vjen fill pas miratimit të një pakete të re sanksionesh ndaj saj, nga Këshilli i Sigurimit në OKB.

Ende nuk dihet raportohet nëse ky test i radhës ka rezultuar i suksesshëm apo jo, ndërsa raketa ka kaluar mbi territorin japonez, përcjell tch.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA, janë duke analizuar detajet dhe të dhënat e raketës së sapo lançuar, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Të dhënat e para tregojnë se raketa ka arritur një lartësi prej 770 kilometrash, ndërsa ka fluturuar në një distancë prej 3700 kilometrash.

Menjëherë ka reaguar edhe pallati presidencial i Koresë së Jugut, Shtëpia Blu, duke thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurimit.