LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut në zi pas rrëmujës së njerëzve ku humbën jetën 151 persona në Seul

Koreja e Jugut në zi pas rrëmujës së njerëzve ku humbën jetën 151 persona në Seul

Presidenti i Koresë së Jugut e ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të ikjes në turmë gjatë festimeve të Halloween-it në Seul ku tanimë numri i të vdekurve ka shkuar në 151.

Presidenti Yoon Suk-yeol, shprehu ngushëllimet për viktimat derisa i uroi shërim të shpejtë të lënduarve në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte  vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.


“Kjo është vërtetë tragjike”, tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.

Mediet koreano-jugore raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, derisa të paktën 82 persona u lënduan.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i vdekjeve mund të rritet dhe se një numër i paspecifikuar i të lënduarve janë në gjendje kritike – me të paktën 50 persona që po trajtohen për arrest kardiak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori