LAJMI I FUNDIT:

Korçë, katër persona rrahin 30-vjeçarin

Korçë, katër persona rrahin 30-vjeçarin

Katër persona kanë rrahur dhe lënduar një 30-vjeçar me mjete të forta gjatë të premtes në Korçë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mesditë, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, ku katër persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura të pajisur me leva hekuri dhe shkopinj bejsbolli i javë vënë në ndjekje Ramadan Hasanit dhe pasi e kanë arritur në unazën jugore të qytetit të Korçës, e kanë sulmuar

Për t’i shpëtuar agresorëve Hasani është futur ne një nga serviset e zonës së unazës por nuk i ka shpëtuar dot sulmit të 4 të rinjve, të cilët e kanë “masakruar” keqaz duke e lënë të dëmtuar rëndë.

Pas agresionit të 4 janë larguar por policia pasi ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë së servisit është vënë në ndjekje të tyre por ende pa mundur t’i vendosë në pranga.

30-vjeçari Hasani ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë sherri mes korçarëve ka nisur në datën 14 shkurt, kur Ramadan Hasani bashkë të vëllain e tij ka goditur Spartak Selimin ndërkohë që ky i fundit ditën e sotme se bashku me 3 persona të tjerë kanë marrë hak ndaj 30-vjeçarit Ramadan Hasani./A2 CNN