LAJMI I FUNDIT:

KORBAT

KORBAT

Poezi nga: Georg Trakl
Përktheu: Kristë Shtufi

Nëpër treva të zeza korbat janë shpejtuar
Me të ashpër poterë gjatë mesditës.
Hija e tyre kalon prapa shpinës
Dhe si garojnë si të çmendur mund të jenë shikuar.


O se si heshtjen e kafenjtë e kanë prishur,
Ku është e mbuluar një fushë,
Ka një parandjenjë të keqe një zonjushë
Dhe nganjëherë mund t’i dëgjoni duke u grindur

Për diku që nuhasin një cofëtinë
Papritmas fluturimin në veri drejtojnë
Dhe si një procesion funerali pakësojnë
Në ajër që vezullojnë me rrëmbim.